X

FOTO/ Jelekëverdhët rikthehen të dhunshëm në Francë

Protestuesit jelekverdhë nga e gjithë Franca u mblodhën sërish në Paris, në përvjetorin e parë të fillimit të lëvizjes së tyre.

Disa persona u arrestuan, policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat dhe një përpjekje për të bllokuar hyrjen kryesore të qytetit, u zmbraps.

Sidoqoftë, në disa zona, demonstruesit u vendosën zjarrin paletave të drunjta.

Demonstrimet e përjavshme që bënë që të paralizoheshin pjesë të Francës në fund të vitit të shkuar, tashmë janë reduktuar në tubime më të vogla, që vazhdojnë të mbahen çdo të shtunë, me të njëjtat kërkesa.

Por, tre të katërtat e francezëve, të anketuar së fundmi, thonë se lëvizja e njohur si jelekëverdhët, nuk është shuar ende.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Kroaci, alarm i kuq për shkak të motit të keq

Në disa rajone të Kroacisë është aktivizuar alarmi i kuq për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Si pasojë e...

Close