X

Synuam rekorde kuqezi por bëmë të kundërtën, Andorra shkruan historinë kundër Shqipërisë

Shqipëria ka hedhur një hap fals në shtëpi duke barazuar me rezultatin 2-2 kundër Andorrës në një ndeshje të dominuar por që dominimi në lojë nuk ka mjaftuar. Megjithëse kuqezinjtë pretendonin se mund të fitonin edhe me goleadë madje, ka ndodhur e kundërta duke qenë se Andorra ka befasuar duke realizuar 2 gola.

Për skuadrën e Andorrës, kjo është hera e parë në histori që arrin të shënojë dy gola në një ndeshje zyrtare dhe për më tepër në transfertë. Që nga viti 2010, Andorra nuk kishte shënuar kurrë në një ndeshje zyrtare në transfertë dhe si duket, Shqipëria është skuadra e duhur për të ndihmuar skuadrat që të dalin nga kriza.

Për herë të parë, Andorra ka shënuar 2 gola në një miqësore kundër Bjellorusisë duke fituar 2-0 në vitin 2000, teksa në vitin 2002, Andorra ka arritur një tjetër fitore 2-0 ka mundur pikërisht ekipin kuqezi të Shqipërisë në miqësore. Fitoren e tretë me të njëjtin rezultat dhe më të thellën në transfertë, Andorra e ka ndaj San Marinos me rezultatin 0-2.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Reja: E dija se Shqipëria e ka këtë “sëmundje” ndaj skuadrave të vogla

Edi Reja u shpreh i zhgënjyer pas ndeshjen kundër Andorrës dhe për “Supersport”, ai tha se kishte pritur më shumë...

Close