X

Kuqezinjtë zhgënjejnë tifozerinë, me mendjen te Franca turpërohen në Elbasan nga Andorra

Shqipëria ka gabuar në një ndeshje mjaft të lehtë në letër, duke zhgënjyer në “Elbasan Arena” edhe ato pak tifozë që kishin shkuar për t’i mbështetur.

Kuqezinjtë nuk arritën të merrnin më shumë se një barazim 2-2 kundër Andorrës, aty ku rrezikuan edhe ta humbin ndeshjen pasi e panë veten në disavantazh.

Fillimisht ishte Balaj ai që shënoi pas 6 minutash lojë duke kaluar kuqezinjtë në avantazh teksa Martinez ka realizuar dy gola duke përmbysur ku Manaj, ka arritur të barazojë rezultatin.

Me këtë barazim, kuqezinjtë kanë humbur edhe mundësinë për të qenë në vendin e tretë në grup.

Shqipëri – Andorra 2-2
Shënues: 6′ Balaj, 55′ Manaj / 19′, 48′ Martinez

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Deklarata e Malajt: Shqipëria nuk është as në hartën evropiane, as globale të turizmit

Arben Malaj, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë deklaroi se Shqipëria nuk është as në hartën europian e...

Close