

Presidenti amerikan Donald Trump i ka thurur lëvdata presidentit turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite të këtij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.
Një vlerësim i tillë, sipas mediave amerikane, ka ndodhur pavarësisht shqetësimit bipartizan se udhëheqësi turk “po mbjell kaos në Lindjen e Mesme”.
Sipas USA Today, ndërsa ligjvënësit amerikanë filluan dëgjimet publike për të hetuar ndërveprimet e Trumpit me Ukrainën, presidenti “përqafoi” plotësisht një tjetër çështje që shqetësonte Shtëpinë e Bardhë.
Bëhet fjalë për vendimin e tij muajin e kaluar për tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë, duke i hapur rrugën operacionit turk në atë vend ditë më vonë.
Gjithashtu, sipas medias në fjalë, pas një serie takimesh, presidenti u tha gazetarëve gjatë një konference shtypi se ai shpreson të ndërmjetësojë një marrëveshje me Turqinë që do të zgjerojë ndjeshëm tregtinë midis dy vendeve.
Por çfarë u ka “rënë në vesh” gazetarëve, ka qenë një deklaratë e Trumpit, në raport me homologun e tij turk.
“Unë jam një fans i madh i presidentit”, citohet të ketë thënë Trump për Erdoganin.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
FOTO/ Humb jetën polici i kufirit, mediat malazeze: E vranë kosovarët
Reali feston barazimin si fitore, madrilenët vuajnë për të marrë pikë përballë Valencias
Barazim dramatik në Firence, Interit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit
Skandal në Spanjë/ “Nazist i ndyrë”, skuadra e Rei Manajt braktis ndeshjen
Anti-shpifja/ “Gazetarët do përballen me sfida shumë serioze”, ekspertët për “Zërin e Amerikës”
‘Eksodi’ në shëndetësi, Basha paraqet programin e PD: Paga 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët
Këlliçi në Akademinë Politike: Ndihma për personat e prekur nga tërmeti, të rinjtë ishin në lartësinë e misionit të tyre
Anti-shpifja/ “Kot të keqkuptojnë Edi, ec para mos u tërhiq”, Vasili ironizon kryeministrin: Padija është krenaria jote
Lini nje Koment