X

Balaj: Të pësosh dy gola nga Andorra, nuk e di, por…

Shqipëria nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 2-2 ndaj Andorrës, teksa Balaj u shpreh se se kuqezinjtë duhej të fitonin këtë ndeshje. Ai shtoi për “supersport” se nëse ua thonin para se me 2 gola nuk fitohet, nuk do ta besonin.

Mund të bënim shumë më tepër sepse e dinim sa delikate janë këto ndeshje. Nuk duhej ky barazim në shtëpi pasi ndeshja nisi mirë dhe shënuam e kjo na duhej por të pësosh dy gola nga Andorra…

Nuk mund të them se shënoj gjithmonë por mundohem të bëj më të mirën. Në fund vendos trajneri dhe unë jam gjithmonë gati që të jap më të mirën time.

Nuk është se na mungoi kontrolli pasi dihej që topin do ta kishim ne por ishte e vështirë të depërtonim. Duhej të rrezikonim më shumë në fund por rezultati 2-2 lë vend për diskutim dhe duhej të bënim më shumë.

T’i shënosh dy gola Andorrës dhe mos të fitosh, nuk e di. Para ndeshjes ndoshta nuk do të besonim se nëse shënonim dy gola nuk do të fitonim. E lejuam të afroheshin në zonë duke menduar se jemi të sigurt”, tha Balaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Kuqezinjtë zhgënjejnë tifozerinë, me mendjen te Franca turpërohen në Elbasan nga Andorra

Shqipëria ka gabuar në një ndeshje mjaft të lehtë në letër, duke zhgënjyer në “Elbasan Arena” edhe ato pak tifozë...

Close