X

Sulmuesi i momentit, Haland: Të luaj me Ronaldon? S’kam koment, fle me pesë mikesha

Erling Haland padyshim deri në këtë pikë të sezonit i ka kthyer të gjithë prozhektorët nga vetja. Sulmuesi i cili aktivizohet me Salzburgun, ia ka dalë të shënojë një thes me gola në kampionatin austriak. Por, nëse dikush do të ngrinte pretendimet për cilësinë e kampionatit austriak, atëherë 19-vjeçari e ka treguar veten edhe në Ligën e Kampionëve, ku në katër ndeshje në fazën e grupeve ka realizuar shtatë gola.

Duke lënë pas në këtë klasifikim emra të konfirmuar si Levandovski, Ronaldo, Mesi apo Ikardi. Kështu, Haland është shndërruar në një dëshirë të shumë klubeve më të mëdha europiane. Sulmuesi i pyetur nëse do të dëshironte të luante me Ronaldon, ka preferuar të përgjigjet me një “s’kam koment”. Ndërkohë, ka treguar se fle me të pestë topat që ka marrë në shtëpi prej tregolashëve të shënuar në këtë sezon, ndërsa thekson se i trajton ato si të dashurat e veta.

“ Kam pesë topa në krevat, unë fle sëbashku me ato. I shikoj ato çdo ditë, gjëja më e bukur është të realizosh gola. Ato janë si të dashurat e mia. Si reagoj ndaj thashethemeve të merkatos? Mirë. Juventus, Real, Mançester Junajtid përgjigjem që nuk kam koment. Të luaj me Ronaldon? Nuk kam koment”, u shpreh Haland.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dështim i rëndë nga Shqipëria U19, “brezi i artë” kapitullon përballë Greqisë

Shqipëria U19 i ka nisur si mos më keq këto kualifikuese për Europianin e kësaj grupmoshe teksa janë mposhtur në...

Close