X

Spiropali sulmon sërish Metën: Presidenti është i frikësuar, po i kundërvihet reformës në drejtësi

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka sulmuar sërish presidentin e Republikës, Ilir Meta, lidhur me dekretimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Ja çfarë shkruan Spiropali:

“Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste.
Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia”.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tërheqja e opozitës nga Astiri, Mero Baze mbron për herë të parë në jetë Bashën: Mirë bëri që fjeti…

Tërheqja e opozitës nga përbetimet se do të mbronte banesat e Astirit me çdo kusht, ka sjellë reagime të shumta...

Close