X

Meta përgjigjet nëse do të shpërndajë parlamentin, ç’do të ndodhë me Vorën dhe Shkodrën?

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është pyetur sot në konferëncën për shtyp nëse ka në plan të shpërndajë parlamentin.

“E di që kjo është një kërkesë e vazhdueshme, por Presidenti do vazhdojë të sillet në mënyrë të përgjegjshme” – tha Meta.

Kreu i shtetit u pyet edhe për mungesën e kryetarëve të Bashkisë në Vorë dhe Shkodër.

“Kemi çështje më të rëndësishme sot. Duhet të ngremë Gjykatën Kushtetuese sipas Kushtetutës” – tha Meta duke shmangur përgjigjen.

Meta u pyet edhe për protestat e banorëve të Unazës së Madhe dhe prishjen e shtëpive të tyre.

“Për atë çështje jam shprehur në mënyrë sistematike. Cdo shqiptar të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për rëndësinë që ka shteti i së drejtës” – tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
“Imagjinoni ç’bëjnë këta me hallexhinjtë e Unazës”, Meta: Ne s’i kemi bërë publike ca gjëra, por …

Presidenti Ilir Meta përmendi, gjatë fjalës së tij në konferencë, edhe situatën tek Unaza e Re, teksa tha se “Kur...

Close