X

Lulzim Basha kritikon kryeministrin për “Air Albania”: Nuk kemi asnjë investim serioz të huaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me qytetarët shqiptarë në kuadër të “Rrugëtimit për Shqipërinë”. Nga qyteti i Fierit, kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi qeverinë ndërsa shtoi se për shkak të keqqerversjes së saj mungojnë investimet e huaja në vendin tonë. Ai e konsideroi si shfaqje bajate linjën ajrore “Air Albania”.

Kreu i selisë blu tha se shqiptarët po shohin shfaqje bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines, të cilat sipas tij janë lyer me bojën e Edi Ramës si “Air Albania”.

“Investimet e vetme të kësaj qeverie, avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken. Nuk flasim dot për një investim te huaj perëndimor përveç shfaqjeve bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania që ndonëse është një sajesë shumë e dyshimte papritur na ka gjetur para për të financuar e pre t’i venë emrin stadiumit. Se ku i bëri ato para hajde merre me mend. Por e rëndësishme është kjo. Qe nuk kemi asnjë investim serioz te huaj”-tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Ishte një pamje e trishtuar”! Basha: Çfarë pashë herën e fundit që isha në Fier, ky është realiteti kudo që shkoj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit, në kuadër të nismës që ka...

Close