X

“Ishte një pamje e trishtuar”! Basha: Çfarë pashë herën e fundit që isha në Fier, ky është realiteti kudo që shkoj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit, në kuadër të nismës që ka startuar prej ditësh “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se herën e fundit që ishte në Fier u përball me një pamje trishtuese, teksa qyteti nuk gëlonte më, por dukej i zbrazët. Sipas tij, njerëzit po largohen nga vendi, pasi kjo qeveri ka në zemër të saj fasadën.

“Vendi po kalon kohë të vështira dhe kjo nuk e ka kursyer as Fierin, dhe veçanërisht biznesin. Herën e fundit që isha në Fier, kur qyteti duhet të ishte duke gëluar në orët e para të mëngjesit, më bëri përshtypje se qyteti është i zbrazët. Ishte një pamje e trishtuar, dhe ky është realiteti që gjej kudo që shkoj, në Elbasan, Shkodër, Durrës.

Qytete që zbrazen që në orën 5, 6, 7. Maksimumi njerëz të ulur në kafe, por dyqanet bosh, siç janë dhe xhepat e arka e shtetit, nga një ekonomi që duket se nuk ka të ndalur në pikiatën e nisur. Është një pikiatë, një hinkë, që duket sikur nuk ka fund. Vazhdon të rrisë kostot, të largojë njerëz nga puna. Ju të gjithë mund ta përshkruani.

Ka gjetur para për t’i vënë emrin stadiumin, se ku i gjeti ato para, se të kujt janë, hajde merre vesh. Ndryshe nga mazhoranca, që ka në zemër vetëm fasadën, për mua dhe PD do të jetë çlirimi i biznesit, një biznes i fuqizuar, i përtërirë. Qeveria e PD do të jetë qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar nga taksidarët”, tha Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Spiropali sulmon sërish Metën: Presidenti është i frikësuar, po i kundërvihet reformës në drejtësi

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka sulmuar sërish presidentin e Republikës, Ilir Meta, lidhur me dekretimin e anëtares së Gjykatës...

Close