X

Fusha merr nga Veliaj tjetër tender korruptiv, Shehaj zbulon shumën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, denoncoi një tjetër rast të dhënies së një tenderi nga ana e Bashkisë së Tiranës për kompaninë Fusha shpk, në shumën prej 14.2 milionë euro, për ndërtimin e katër shkollave me formulën e koncesionit.

“14,2 milionë euro i ka dhënë Bashkia Tiranë klientit të saj kryesor Fusha shpk për ndërtimin e katër shkollave me formulën e koncesionit, shpikja unike në botë e dyshës Rama-Veliaj për të vjedhur paratë publike. Asnjë konkurent tjetër në tender dhe oferta e vetme e konsorciumit me në krye Fushën ishte sa 99,9999% e fondit limit. Korrupsion i pastër që përshkruhet në çdo manual për zbulimin e korrupsionit në tendera”, shkruan Shehaj.

Mesazhi i plotë i Shehajt

14,2 milionë euro i ka dhënë Bashkia Tiranë klientit të saj kryesor Fusha shpk për ndërtimin e katër shkollave me formulën e koncesionit, shpikja unike në botë e dyshës Rama-Veliaj për të vjedhur paratë publike. Asnjë konkurent tjetër në tender dhe oferta e vetme e konsorciumit me në krye Fushën ishte sa 99,9999% e fondit limit. Korrupsion i pastër që përshkruhet në çdo manual për zbulimin e korrupsionit në tendera.

8,2 milionë euro do jenë për ndërtim, kurse 6 milionë euro do jenë për mobilim dhe mirëmbajtjen e shkollave për 7 vitet e para. Kostoja e ndërtimit është 2-3 herë më e lartë se kosto e tregut, kurse ajo e mobilimit dhe mirëmbajtjes është 10 herë më të shtrenjta se tregu (në fakt, kostoja e mirëmbajtjes për vitet e para të godinave të reja është thuajse zero).

Mos mendoni se Fusha do vjedhë gjithë këto para publike duke e qerasur Kryetarin e Bashkisë vetëm me ndonjë natë në hotel luksoz.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mitsotakis takohet me minoritetin grek në Shqipëri, të pranishëm Dule dhe Fredi Beleri. Zbulohet për çfarë u diskutua

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua të Mërkurën me përfaqësuesit e Unionit Demokratik të Minoritetit Grek-Omonia dhe Partisë Union for Human...

Close