X

Emri/ Kush është trafikanti i shumëkërkuar nga Italia që u arrestua në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e mërkurë Xhiliano Xhoxhin, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane e cila e kishte dënuar me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve të forta narkotike. Grupi ku bënte pjesë Xhoxhi ra në pranga më 23 maj 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar ”Poter-al”.

Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërsa heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal “Poter-Al”. Ilir Koçiaj, i njohur si kreu i këtij grupi, u dënua me 16 vjet burg. Sakaq Xhiliano Xhoxhi është dënuar me 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë 3 të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.

Organizata kriminale në fjalë drejtohej nga Ilir Koçiaj, ndërsa krahu i tij i djathtë ishte Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën 6 shtete të ndryshme të botës. Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj.

Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Holandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali. Prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73 mijë euro, 29 mijë dollarë amerikanë si dhe 1 milion lekë të reja. Janë sekuestruar edhe 4 automjete luksoze tip “Mercedes Benz” prodhime të viteve të fundit.

Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Në çfarë posti e shikon veten Vjosa Osmani në kabinetin e Albin Kurtit?/ Ja si përgjigjet kandidatja e LDK-së

Negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re vijojnë ende. Pas zgjedhjeve të...

Close