X

VIDEO/ Banorja në Astir: Politika na braktisi! Më vendosën një kryq të kuq, shtëpia ime nuk është letër


Një nga banorët e prekura nga plani për prishjen e shtëpive në zonën e Astirit, në një intervistë për Fax News, u shpreh se politika i ka braktisur krejtësisht, në momentin kur kishin më shumë nevojë.

Banorja tregoi me detaje se do të procedohet për prishjen e banesave dhe sipas saj firmat ndërtuese kanë hedhur para, pasi në zonë do të ndërtohen kulla.

“Na mbytën me gaz lotsjellës. Kishte banorë që po u dilte gjak dhe policia e merrte zvarrë. Si do të reagojmë ne? Ti lëmë ato prap në këtë lloj mënyre do të sillen. Ato do të na vrasin. Edhe gazin nuk e hodhëm ne, kërkojmë të dialogojmë të japim zgjidhje. A jemi pjesë e këtij komuniteti.

Kemi një farë të drejte që të na jepet një përgjigje. U është kërkuar edhe nga firmat e ndërtimit duke u thënë gjej zgjidhje për banorët dhe kanë thënë do të bëhet siç duam ne. Çfarë kuptimi ka hajde o vëlla marrim çantat dhe ikim të gjithë.

Kjo na ka mbetur, ne do të marrim rrugën. E kanë kërkuar firmat që duan të bëjnë rrugën, hajde o vëlla ikim të gjithë ti lirojmë banesat të ikim dhe të mbesin të vobektët që ti shkeli.

Gjithë Unaza ka për të ikur të ngeli një popullsi që ti shtypi deri sa t’ja marri frymën, shtyp e shtyp. Hajde të jap unë nja dy vite qira thotë ai.

Çfarë do më nga situata, kë nuk kemi marrë në telefon, u thamë hajdeni se do të bëjnë shtet rrethim, kërkuam mbështetja. Përgjigja u mor!

Ne nuk kemi pasur mbështetja nga politika ta marrin vesh të gjithë populli shqiptar këtu nuk ka pasur asnjë demokrat asnjë të LSI-së, asnjë të PD-së, asnjë të PS-së.

Nuk kemi lidhje fare me partinë, jemi ne banorët që po kërkojmë mbështetje dhe zgjidhje. Kërkojmë mbështetja nga populli shqiptar nuk kemi lidhje me partinë. Si nuk e kuptojnë këto njerëz që këtu do të ndërtohen kulla.

Hajdeni mor se është në shtëpinë time njolla e kullave. Hajdeni shiheni në shtëpinë time. Trotuar 5 metra.

Ku janë këto inxhinierë ku janë këto arkitektë që të dalin të flasin për ne. ku janë shoqatat, por të gjitha i ka kapur ky njeri. Po hajdeni o burra ikim. Hajdeni o shqiptar ikim. Nuk na kanë thënë asgjë erdhën në shtëpinë time dhe i vunë një kryq të kuq, hyn një metër.

Duke thënë se do ta masin me një aparat satelitor. Dhe me aparati satelitor e ka gabimin tre metra. Po shtëpia ime nuk është një letër se e gris ti kur do ti dhe ngjite si dua unë. Të vijë ta masë. Sa ka devijuar që nga Fabrika e Miellit. Gabimi fillon që atje.

Nëse e do të barabartë le ta bëjë të barabartë se spotohet rruga dhe të shembë dhe pallatet që kanë hyrë katër metra. Shtëpia ime është shembur tre herë deri më tani.

Kur shkojmë të zyrat e ARRSH-së na kthejnë përgjigje pa pikë turpi duke na thënë se nuk e dimë sa do të lëvizë aksi kryesor 2 ose 3 metra, se nuk është firmosur projekti. Por ne e dimë shumë mirë që firmat e ndërtimit kanë dhënë para. Deputetët e opozitës, mund të vinin deri në orën 5 kur nisi përballja me policisë.”– u shpreh banorja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ndoka: Ku po shkon o Edi Rama?! Zgjohuni ambasadorë!

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar sot lidhur me terrorin që qeveria ka ushtruar mbi banorët e Unazës së...

Close