X

Vasili nuk lejohet të takojë të plagosurit e Astirit: Sharlatanët, më treguan rregullat


Ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka takuar banorët e plagosur të Astirit në spital, të cilët u dhunuan nga forcat e policisë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se qeveria po fsheh shifrën e saktë të numrit të të plagosurve.

Ndërkohë shtoi se u ndalua nga mjekët të takonte të lënduarit.

“Janë dhunuar se mbrojtën pronën e tyre. Kërkojani qeverisë që fsheh shifrat. Nuk jam unë për shifrat, qeveria është duke i fshehur.

Më ndaluan dhe më penguan të hyj në spitalet ku kam shërbyer përgjatë gjithë jetës sime. Është hera e parë dhe më treguan rregullat ca sharlatanë.

Çdo gjë fshihet. Të moshuar mbi 74 vjeç janë goditur me grushte. Një situatë të tillë nuk është parë. Kjo grabitje është tek pragu i derës dhe i godet të gjithë,”-tha Vasili.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Paloka e Balliu zotohen para banorëve të Astirit: Sapo të vijmë në pushtet do të dëmshpërbleheni, me hir a me pahir

Nga zona e Unazës së Re, Edi Paloka dhe Klevis Balliu iu kanë premtuar banorëve se do dëmshpërblehen për shembjen...

Close