X

‘Shpërthen’ Abilekaj: Deputetët s’iu hapnin telefonat banorëve të Astirit, opozita braktisi kauzën


Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm në drejtim të banorëve të Astirit, dhe braktisjen që iu bëri opozita kauzës së tyre.

Abilekaj shprehet se një pjesë e mirë e ish-deputetëve të PD-së dhe LSI-së nuk iu përgjigjeshin sot në mëngjes banorëve në telefon, dhe kjo është një arsye e mirë për të humbur besimin te opozita.

“Pas kësaj pse duhen besuar premtimet e opozitës për mbrojtjen e Teatrit, për luftën ndaj “oligarkëve”, për uljen e taksave, për më pak korrupsion, kur që në opozitë nuk i mban premtimet?”, është pyetja që ngre gazetari Abilekaj.

Sipas gazetarit opozita kërkoi që të merrte kapital nga protesta e Astirit, dhe e la këtë çështje rrugës, njësoj siç bëri më herët dhe me protestën për tarifën në Rrugën e Kombit.

Postimi i plotë i Abilekajt:

Protesta e Astirit nisi si reagim i banorëve të prekur kundër prishjes së shtëpive. Një shtysë instiktive për vetëmbrojtje që nuk llogariste nëse mediat, apo opozita do ishin në krah, një rezistencë njerëzore që preku gjithë shqiptarët.

Kur opozita hyri në mes të kësaj drame që transmetohej live, shija u prish, shumë protestues u larguan, deputetët e opozitës u bënë më protagonistë se banorët. Opozita mund të mos përfshihej në një përplasje civile në një rrugë të Tiranës. E legjitimoi përfshirjen duke u ofruar si mburojë për shtëpitë e tyre.

Sot, në 6 të mëngjesit, kur ata kishin orën vendimtare, ata që u premtuan se do bëheshin mburojë njerëzore bashkë me ta, as ishin aty, as përgjigjeshin në telefon.

Nuk kishte pse të angazhohej, por pasi e bëri, duhet t’i qëndronte angazhimit deri në fund. Ashtu si me Kukësin dha mesazhin e lënies në baltë, e mosmbajtjes së premtimit.

Pas kësaj pse duhen besuar premtimet e opozitës për mbrojtjen e Teatrit, për luftën ndaj “oligarkëve”, për uljen e taksave, për më pak korrupsion, kur që në opozitë nuk I mban premtimet? Përgjigja nuk vjen duke sharë mediat dhe gazetarët që e konstatojnë me zhgënjim.

Të njëjtin shqetësim ngriti përgjatë gjithë ditës së sotme dhe Fax Neës, mirëpo ish deputetët Balliu, Braimllari dhe Noka, thanë se ata nuk mund të përgjigjeshin me armë pasi nuk ishin kriminel, dhe premtuan dëmshpërblimin e banorëve kur PD të jetë në pushtet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Presidenti Ilir Meta reagon ashpër ndaj shembjeve tek Astiri: Të patolerueshme!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar mjaft ashpër pas prishjes së banesave dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve tek...

Close