X

Presidenti Ilir Meta reagon ashpër ndaj shembjeve tek Astiri: Të patolerueshme!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar mjaft ashpër pas prishjes së banesave dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve tek Astiri. Meta e ka konsideruar këtë situatë “të patolerueshme”.

Reagimi i Presidentit:

E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Si do të realizohej vjedhja e 20 milionë eurove tek Unaza, nga xhepat e qytetarëve në Delaware!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Lëvizja Vetëvendosje dënon dhunën shtetërore te Astiri

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka dënuar sot ashpër dhunën sistemike të një shteti që sipas saj “mori sot formën e...

Close