X

Paloka e Balliu zotohen para banorëve të Astirit: Sapo të vijmë në pushtet do të dëmshpërbleheni, me hir a me pahir


Nga zona e Unazës së Re, Edi Paloka dhe Klevis Balliu iu kanë premtuar banorëve se do dëmshpërblehen për shembjen e banesave të tyre.

I pari që e bëri këtë deklaratë ishte Paloka i cili tha se kjo do ndodhë sapo PD të vijë në pushtet.

“Të gjithë forcat e policisë janë mbledhur këtu. Duke sulmuar shqiptarët në pikë të mëngjesit me gaz, me helm.

Kur të vijmë ne në pushtet, do t’i dëmshpërblejmë me vlerën reale të tregut. Do t’u dëmshpërblejmë çdo gjë që u është bërë. Edi Rama dhe Veliaj do ta paguajnë këtë shkatërrim këtë dhune dhe terror. Shkatërrojnë sulmojnë shqiptarët popullin e tyre se u duhen disa milion më shumë.

Në vend që të burgosen ato që kanë kryer aktin e korrupsionit, ato vijojnë që të jenë në krye të shtetit.”– u shpreh Paloka.

Klevis Balliu përsëriti në një prononcim për televizionin “Fax News” se sakrifica prej më shumë se një viti e banorëve të zonës së Astirit nuk do harrohet dhe se një ditë ata do gjejnë drejtësi dhe do dëmshpërblehen nga qeveria.

“Partia Demokratike në qeveri, po e theksoj se s’kemi ardhur për propagandë, këto shtëpi do të dëmshpërblehen me hir a me pahir. Do vijmë në pushtet dhe do dëmshpërblehen, jua tha Paloka, po jua them dhe unë. Iku koha kur nuk del përpara përgjegjësisë.

Ata që i kanë dhunuar do vihen përballë drejtësisë. Nuk do lejohet që të harrohet sakrifica ndaj tyre, dhuna ndaj tyre, gazi lotsjellës, arrestimi, dhunimi, këmbët e thyer, krahët e thyer, mushkëritë e dëmtuara nga gazi lotsjellës. Nuk do lejohet të harrohet dhe ne në qeveri do të merremi me atë punë, që ç’ke me atë punë. Shembulli i atyre banorëve është për t’u ndjekur.

Qëndruan së bashku dhe fituan sëbashku. Kjo që shihni aty shembet sot nesër ndërtohet prapë, kurse ajo që kanë bërë këta banorë nuk do harrohet kurrë. Kjo qeveri nesër s’do jetë dhe këta banorë do fitojnë të drejtën dhe paratë që do ua japë qeveria.

E shihni atë godinën atje? Pse nuk filluan ta shembin atje? Atje do bëhen kullat e Veliajt, njeriu që në mëngjes u puth dorën fëmijëve dhe në mbrëmje u arreston babanë. Kanë urrejtje ndaj banorëve që u çorën maskën. Nuk e harrojmë këtë. Ta harrojnë që do e kalojnë kaq lehtë këtë situatë,” tha Balliu.

Balliu iu përgjigj edhe pyetjeve se përse përfaqësues të opozitës nuk u gjendën në rreshtin e parë kur nisi përplasja mes banorëve dhe forcave të policisë.

Ai tha se në momentin kur ka marrë vesh se ka filluar një përplasje është nisur menjëherë, por i janë dashur 35 minuta për të mbërritur në zonën e cila ishte kudo e rrethuar dhe e bllokuar nga forcat e policisë.

“Po opozita këtu është. Në momentin e përplasjes kur kanë ardhur ata mua më duhen 35 minuta të vij këtu. Opozita ka një vit e 6 ditë këtu që rri përditë. Deputetë të opozitës janë arrestuar këtu. Tani ju pyesni ku është deputeti.

Deputeti këtu ka qenë dhe këtu është. Kushdo që ka dyshime është në të drejtën e tij sepse iu justifikoj gjithçka këtyre banorëve sepse jemi në borxh si shqiptarë, me sakrificën e tyre që kanë bërë në një vit, sepse me të vërtetë mund ta kenë për shtëpitë, por fakti është se ata u ngritën kundër padrejtësisë. Fakti është se ata u ngritën kundër korrupsionit, korrupsioni ju prek ju, televizionin tuaj, çdo televizion tjetër, çdo qytetar tjetër, edhe taksistin, edhe shefin e taksistit, edhe policin, edhe ministrin, prek gjithë Shqipërinë korrupsioni. Këta u ngritën kundër korrupsionit.

Tani ju thashë, Edmond Spaho dhe Andon Frrokaj kanë qenë këtu që në orën 06:20, sepse rruga ishte e bllokuar.

Kemi futur bashkë me zotin Noka nga ana tjetër e karburantit, ku rruga ishte e bllokuar me policë dhe me milicë. Gjithçka kemi mundësi do e bëjmë. Këtu është çështja çfarë do të bëjmë të gjithë. Të gjithë qytetarët shqiptarë të mbështesin njëri tjetrin dhe fitojmë.

Dje e kishte bregu i Lumit, sot e kanë banorët e Unazës. Të mbështesim njëri-tjetrin. Prandaj opozita kërkon për zgjidhjen e kësaj situate zgjedhjet. T’i rikthejnë sovranit pushtetin, nëse e merr ta marrë pushtetin”, u përgjigj ish-deputeti i PD-së.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Banorja në Astir: Politika na braktisi! Më vendosën një kryq të kuq, shtëpia ime nuk është letër

Një nga banorët e prekura nga plani për prishjen e shtëpive në zonën e Astirit, në një intervistë për Fax...

Close