X

Helmoi vjehrrën dhe u rrëfye te hoxha, Krimet e Rënda dënojnë me 32 vite burg Marjana Çmetën


Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 32 vite burg, Marjana Çmetën, e cila akuzohet se vrau vjehrrën e saj, Lirie Lami në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 30 prill të vitit 2018.

Më herët, Prokuroria kërkoi 35 vite burg për të akuzuarën, Marjana Çmeta.

Krimin e rëndë, Çmeta e ka rrëfyer edhe para hoxhës Hysen Shehu, të cili i tregoi se si e kishte bërë vjehrrën të pinte “lëngun magjik”, duke i thënë se ishte një pije e që e konsumonin të gjithë për të shmangur sherret në familje.

Por në fakt, lëngu ishte fostoksinë. Hoxha e regjistroi të renë dhe e denoncoi në polici. Video-regjistrimi u pa edhe nga Olti Lami, djali i viktimës dhe ish-bashkëshorti i autores së krimit.

Marjana Çmeta helmoi me fotoksinë vjehrrën e saj, Lirie Lame, pas konflikteve që kishin pasur me njëra-tjetrën. Para togave të zeza ajo e ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, duke u shprehur se nuk mban mend asgjë.

Krimi i kryer nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën.

Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video, e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Përplasja tek Astiri/ Zbulohen emrat e banorëve të plagosur nga policia

IKMT me mbështetjen e dhunshme të policisë ka nisur sot shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, ndërsa...

Close