X

“Goditje dhe sulm i planifikuar”, Basha: Opozita në krah të banorëve të Astirit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, flet për skenar të përgatitur me qëllim që të çohej drejt konfrontimit mes banorëve të Astirit dhe policisë. Përmes një mesazhi në “Facebook” kryeopozitari thotë se e gjithë kjo sjellje bëhet për të mbuluar vjedhjen e madhe nga Rama dhe Veliaj në lidhje me projektin për ndërtimin e Unazës së Re.

“Fëmijë, burra, gra, të moshuar dhe efektivë të policisë janë plagosur sot në një goditje të planifikuar nga Edi Rama, ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është një skenar i përgatitur me kujdes me qëllimin e vetëm që ti çonte ata drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerë, kanë planifikuar tek i ashtuquajturi “projekti i Unazës së Re.”
Opozita është në krah të qytetarëve për të mbrojtur jo thjesht shtëpitë e tyre, por për të mbrojtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit.

Jeta është e çmuar dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e këtyre banorëve.”, shkruan Basha, ndërsa ka postuar edhe një foto teksa viziton në spital Lindita Protoduarin, e cila mbeti e plagosur gjatë përleshjes së protestuesve sot me policinë.

Ndërkohë nga spitali i Traumës, ku vizitoi nga afër banorët që ngelën të plagosur pas përplasjes me policinë tek Astiri, ku IKMT aktualisht po shemb disa ndërtime, Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së tha se të gjithë përgjegjësit për dhunën e ushtruar sot ndaj banorëve të Unazës do të përballen me ligjin, duke nisur nga kryeministri Rama deri tek kryebashkiaku Erion Veliaj. Lideri i opozitës tha se dhuna që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Astir ishte skenar i kreut të qeverisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME, Uncategorized
I zhdukur prej 7 muajsh, shqiptari gjendet i groposur

Një trup i pajetë i dekompozuar është gjetur në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit në Greqi. Sipas mediave vendase, pranë...

Close