X

Alarmohen francezët, dallgët nxjerrin në plazhe kokainë me vlerë 60 milionë euro

Francezët janë alarmuar, pasi dallgët e detit kanë nxjerrë në plazhe një sasi prej rreth 750 kg kokainë. Mediet franceze raportojnë se lënda narkotike ishte e ndarë në pako dhe kapte vlerën e 60 milionë euro.

Pakot janë shfaqur në plazhe të ndryshme, jo shumë pranë, dhe policia ka nisur një hetim për të zbuluar origjinën. Kokaina, sipas autoriteteve, ka pastërti shumë të veçantë, ndaj është e rrezikshme dhe për mbidozë, ndaj policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë sapo t’i gjejnë.

Nuk është hera e parë që deti nxjerr sasi të mëdha droge. Pak muaj më parë, uragani Dorian nxori 400 mijë dollarë drogë në brigjet amerikane.

Në Filipine, peshkatarët po ashtu gjetën pako të shumta me drogë. Ndërsa në oqeanin pranë SHBA-ve, ushtarakët gjetën edhe trafikantët, bashkë me drogën e hedhur në det.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Majko sërish kundër Edi Ramës për mini-shengenin e Ballkanit

Jo vetëm politikanë të opozitës dhe politikanë nga Kosova. Edhe nga brenda qeverisë Rama ka zëra që janë kundër projektit...

Close