X

“Në tetë muaj s’keni bërë asgjë”, Lleshaj nervozohet me Klodiana Lalën: Unë nuk flas më me ju!

Gazetarja Klodiana Lala ka debatuar me minsitrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në emisionin, “Opinion”, Lala i kërkoi llogari Lleshajt për rastin e Alvin Berishës dhe shqiptarëve të tjerë në kampet në Siri, por ministri i tha se nuk fliste me të, se bënte komente dhe jo pyetje.

Në tetë muaj nuk keni bërë asgjë..

Nëse thoni ju që nuk kemi bëra asgjë, nuk kemi bërë asgjë. Por është shumë një i kthyer.

Zoti ministër, më thoni çfarë keni bërë?

Më bëni pyetje, mos bëni komente, unë nuk flas më me ju, se ju bëni komente..

Janë tetë muaj zoti ministër…

Uhu, fillove prap me komente, këto që ke për të thënë mund t’i thuash nesër në një gazetë këtu jo, bëj pyetje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Bild zbulon skandalin/ Një ish-agjent rus, i dërguar i Këshillit të Europës në Kosovë

Të enjten, “Komiteti për Politikë dhe Demokraci” i Këshillit të Evropës zgjedh një “raportues për Kosovën”. Detyra e tij është:...

Close