X

“Më prit dy deri në tre ditë”, babai i Alvin Berishës falënderon presidentin Meta për ndihmën

Babai i Alvin, Afrim Berisha, ka folur sot në emisionin “Open” në Top Channel për përpjekjet për lirimin e djalit të tij nga kampet e refugjatëve në Siri.

Afrim Berisha ka falënderuar autoritet shqiptare dhe veçanërisht Presidentit Ilir Meta për kontributin e tyre në kthimin e djalit të tij në Shqipëri.

Ai u shpreh se me kreun e shtetit ka komunikuar disa herë lidhur përpjekjet që po bëheshin për Alvinin. “Falenderoj shumë shumë Presidentin e Republikës, Ilir Meta për ndihmën që na ka dhënë. Më prit dy deri ne tre ditë, më tha.  Kryeministrit i kam shkruar dhe më ka kthyer përgjigje, duke më thënë që po punohet”- tha Afrim Berisha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Artan Hoxha: Atentatet mafioze po shkaktojnë terror, Lleshaj: Do të ndryshojmë qasje…

Në emisionin "Opinion" po zhvillohet një debat mes Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe gazetarëve të kronikës. Artan Hoxha i...

Close