X

Manipuloi votat, pas 13 viteve në pushtet dorëhiqet presidenti i Bolivisë

Presidenti socialist i Bolivisë, Evo Morales, ka dhënë dorëheqjen pas 13 vitesh në pushtet për shkak të akuzave se kishte manipuluar votat e qytetarëve.

Në një fjalim, i cili zgjati më shumë se gjysmë ore, Morales tha se do të tërhiqej për shkak të presionit që u nënshtrua atij nga qytetarët.

“Unë po jap dorëheqjen në mënyrë që vëllezërit dhe motrat e mia të mos përballen më me ngacmime, persekutime ose kërcënime,” tha Morales.

Morales kishte shërbyer dy mandate në të cilat edhe u përpoq për të kaluar një reformë kushtetuese përmes një referendumi në vitin 2016. Ai më pas detyroi Gjykatën Kushtetuese të vendit të fshijë kufijtë e afateve për të qëndruar në zyrë duke hapur një shteg për të mbetur në pushtet pafundësisht.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Gjykata Kushtetuese së shpejti funksionale”, Elisa Spiropali: Votimi i sotëm dëshmoi ndarjen me modelin e kalbur

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas zgjedhjes së dy anëtareve të rija të Gjykatës...

Close