X

Artan Hoxha: Atentatet mafioze po shkaktojnë terror, Lleshaj: Do të ndryshojmë qasje…

Në emisionin “Opinion” po zhvillohet një debat mes Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe gazetarëve të kronikës.
Artan Hoxha i ka thënë ministrit Lleshaj se krimi i organizuar është fuqizuar së tepërmi dhe atentatet mafioze që ndodhin po shkaktojnë terror, ndërsa policia e shtetit duket e pafuqishme për të luftuar këto organizata shumë të sofistikuara.

Lleshaj u shpreh se qeveria do të ndryshojë qasje dhe do nisin edhe ndryshimet ligjore për të goditur këto banda.

Artan Hoxha: Ju po flisni si ministër dhe jo për të dhëna konkrete. Në vitin 2017 në total, u bënë më pak vrasje, por ishin atentate mafioze të mirëfillta që shkaktuan terror. Edhe sot janë të pazbardhura. Janë shtuar atentatet mafioze dhe zbulueshmëria e ngjarjeve të tilla ka rënë. Cfarë po bëhet për të goditur organizatat kriminale të këtij nivele, përfshirë dhe rastin kur u godit një prokuror?

Sandër Lleshaj: Të parashikosh që do ndodhin krime nuk është e vështirë. Krime do të ndodhin. Ne kemi një situatë kriminalitet të zhvilluar në Shqipëri për shumë arsye. Janë krijuar grupe kriminale, janë fuqizuar. Ne sot, jemi në këtë fazë, është izoluar problemi tek krimi i organizuar. Këtu kërkohet ndryshim rrënjësor në qasje, politikisht. Këtë po bëjmë. Po ndryshojmë legjislacionin që i favorizon, është shumë liberal, nuk merret me këto forma të stërholluara. Është më liberal se në vende të BE-së, në aspektet e kompetencave të policisë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Në tetë muaj s’keni bërë asgjë”, Lleshaj nervozohet me Klodiana Lalën: Unë nuk flas më me ju!

Gazetarja Klodiana Lala ka debatuar me minsitrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në emisionin, “Opinion”, Lala i kërkoi llogari Lleshajt për...

Close