X

Albin Kurti i vendos korrnizat e kuqe Ramës

Albin Kurti i ka vendosur korniza të kuqe Edi Ramës lidhur me nismën e shumëdiskutuar të Shengenit Ballkanik.

Kandidati për kryeministër të Kosovës ka hequr dorë nga xhelozitë e mbrojtësve të identitetit kosovar që fsheheshin pas shprehjes Tirana nuk duhet të bëjë paternalistin dhe të flasë në emër tonë, duke e ndryshuar këtë sllogan me një tjetër: “Ne nuk mund të flasmim me të tretët pa u marrë vesh më parë mes veti”.

“Nuk ma ka marrë mendja se do të mbahet mbledhja e Ohrit pa Kosovën, pas asaj që ndodhi në Serbi. Për mua ishte e befasishme, që u mbajt pa u konsultuar edhe të tjerët. As Tirana dhe as Prishtina nuk bën të shkojnë në nisma rajonale pa folur më parë me njëra tjetërn” tha Kurti në “5 pyetjet nga Babaramo”.

Pa kursyer dozat e ironisë me politikën spektakël dhe pa thelb, ku politikanët mjaftohen të bëjnë shqiponjën si Lorik Cana apo Rita Ora, Kurti tha se duhet bërë më shumë për të afruar dy shtetet shqiptare.

“Nuk jam kundër nismave rajonale, por jo para bashkëpunimit me Shqipërinë. Të heqim njëherë barrierat me Shqipërinë pastaj me Serbinë”.

Pra e rëndësishme në intervistën e kësaj të hëne ishte mesazhi për unifimimin e qëndrimeve mes Tiranës me Prishtinën. Kurti theksoi se e dyta nuk mund të flasë me Greqinë, pa u konsultuar më parë me Shqipërinë, ashtu si Shqipëria nuk mund të bisedojë me Beogradin pa djeninë e Kosovës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ballanca: Për GJK, u shkel ligji, nuk u zbatua kriteri i shkollës së magjistraturës

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca e ftuar në emisionin ‘360 Gradë’ në RTV Ora tha se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese...

Close