X

VIDEO/ Ulsi Manja nuk pyet për mendimin e ekspertëve, si po mbahet peng “KED”, del dhe kundër Fatmir Xhafajt


Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka rikthyer dhe njëherë në vëmendje përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës, sa i takon Reformës në Drejtësi, ku presidenti Meta ka pasur një përplasje me KED, për emërimin e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese.

Replikave iu është bashkuar sot dhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili përmes një videoje, ku ka ballafaquar deklaratat e ekspertes Aurela Anastasi dhe Ulsi Manjës, pretendon se Reforma në Drejtësi është kapur nga Edi Rama.

Sipas Anastasit, anëtarët e KED nuk mund ta kenë kaluar të gjithë vetingun, pasi vendet e tyre janë me rotacion, ndërsa krejt të kundërtën ka deklaruar Manja, i cili thoshte në një deklaratë nga Kuvendi, se anëtarët e KED duhet me patjetër që të kenë kaluar Vetingun.

Vasili shprehet se shqiptarët me mend në kokë, padyshim që do të besonin Anastasin, ndërsa shton se rolin e pazëvendësueshëm të ekspertëve e ka vlerësuar dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj.

Postimi i Vasilit:

Ulsiu i Edi Rames kundra Aurela Anastasit, per kapjen e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi!!(VIDEO).

Ulsiu dihet se cili eshte….

Ndersa Zj.Aurela Anastasi ishte Anetare e Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte te Reformes ne Drejtesi.

Se cili ishte roli qe ju dha Eksperteve te Nivelit te larte ne procesin e hartimit te Reformes ne Drejtesi, ku bente pjese edhe Zj.Aurela Anastasi, kete na e ilustron me se miri fjala e Kryetarit te Komisionit te Reformes Fatmir Xhafaj ne 28 korrik 2016 ne Pallatin e Brigadave ne ceremonine e miratimit te saj.

Xhafaj:

“Në të gjithë bëmë dicka, një proces i shkëlqyer i pandodhur më parë, transparent e profesional, thelbi i procesit ka qenë grupi i ekespertëvt nivelit të lartë.

Falenderoj ekspertët të cilët punuan në mënyrë të pandërprerë, me integritet të plotë për pergatitjen e akteve që përbëjnë reformën në drejtësi. Më vjen keq që një pjesë e jonë e politikës shpesh herë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalë të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim i asaj që është thënë kundër jush”.

Ndersa Ulsiu eshte kunder te gjitheve. Eshte kunder Eksperteve te Nivelit te Larte, eshte kunder ish Kryetarit Xhafaj, eshte kunder drejtesise se pavarur te barabarte per te gjithe, por Ulsiu eshte ama pro drejtesise se kapur eshte pro Edi Rames qe e kapi ate.

A ka njeri me mend ne koke qe beson Ulsiun dhe jo Aurelen??

Megjithate shiheni (VIDEON), per te kuptuar se si u sabotua, si u kap dhe si u bllokua Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi me qellimin e vetem qe nepermjet saj dhe Ulsive Edi Rama te kapte drejtesine.(VIDEO).

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Elisa Spiropali: Tirana sot është kryeqyteti më i mirë në rajon. Vazhdojmë përpara me Edi Ramën

Elisa Spiropali ka hapur në Tiranë takimin “Ti Zgjedh”, me kandidatët për delegatë të Kongresit të PS-së, që do të...

Close