X

Veshjet e Michael Jackson në ankand, çorapet marin vlerën e dy milionë dollarëve

Michael Jackson përveç performancave unike, ishte i njohur edhe për veshjet e tij vezulluese dhe plot gurë.

Këto veshje do të dalin në ankand më 13 Nëntor, midis tyre edhe çorapet e famshme prej kristali të mbretit të muzikës së pop-it, të cilat pritet të arrijnë dhe çmimin më të lartë.

Në fillim ato u vlerësuan deri në një milion dollarë, por nga kërkesat e shumta për blerje, çmimi do të shkojë deri në të paktën dy milionë Dollarë. Ato nuk janë thjesht një palë çorape të zakonshme, pasi Michael Jackson i kishte veshur kur performoi për herë të parë në vitin 1983.

Bashkëngjitur më to do të jetë edhe një certifikatë, e cila vërteton se janë origjinale dhe një letër e shkruar nga vetë mbreti i pop-it.

Në ankand do të jenë edhe veshje të tjera, përfshirë edhe kostumin plot shkëlqim, që pritet të blihet për më shumë se 20 mijë Dollarë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
“Dashuria” për Millosheviçin mund t’i kushtojë shumë! Peter Handke i revoltuar: S’kam shtetësi jugosllave, vetëm pasaportë!

Autoritetet austriake nisën hetimin ndaj fituesit të çmimit Novel në Letër, shkrimtarit Peter Handke, për të zbuluar nëse ai ka...

Close