X

Trajneri i Arsenalit gati të marrë vendimin drastik për Xhakën: Nuk e di nëse…


Granit Xhaka është kthyer në një çështje te Arsenali. Reagimi i mesfushorit shqiptar kundër tifozerisë së tij në momentin kur u zëvendësua gjatë një ndeshje, shkaktoi zemërim të madh.

Xhaka nuk është grumbulluar në katër ndeshjet pasardhëse me Arsenalin pas atij gjesti, ndërsa i është hequr edhe shiriti i kapitenit.

Ndërkohë, trajneri Unai Emeri është shprehur se nuk mund të thotë nëse Xhaka do të përfaqësojë sërish londinezët.

“Na nevojitet një lojtar si Granit Xhaka. Por gjithashtu, nuk e di nëse ai do të luajë sërish për ne. Nuk mund ta them, nëse është ai mundet në mendjen e tij të vazhdojë të ndihmojë dhe të mbrojë fanellën e Arsenalit. Mendoj se koha do ta tregojë”, u shpreh Emeri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
VIDEO/ Protestë kundër betonizimit të plazhit, qytetari shtrihet para betonierës në Sarandë

Një protestë kundër betonizimit të plazhit është zhvilluar në Sarandë, ku nuk kanë munguar as tensionet. Një prej qytetarëve është...

Close