X

Tender me rrisk “Flamur të Kuq”/ Fusha shpk merr dhe segmentin II të Shëtitores në Vlorë, u skualifikuan tre ofertues më të ulët

“Fusha SHPK” është fituese e tenderit që do të ndërojë “Segmenti i II-të Shëtitorja Vlorë deri tek Tuneli”, ndërsa njoftimi është javën e fundit ndërkohë që gara është shpallur nga Fondi Shqiptar për Zhvillim në Gusht të 2019-ës.

Vlera e ofertës fituese është 385 173 305 lekë thënë ndryshe rreth 383 milionë lekë të reja. Në tender morën pjesë 6 kompani shqiptare dhe procedura është shënuar nga sistemi për Prokurime Transparente si tender me risk Flamur të Kuq pasi janë skualifikuar 3 konkurentë edhe me ofertë më të ulët.

(Shiko pasaportën)

“Fusha SHPK” ka fituar edhe  tendera të tjera për rikonstruksion bulevardi dhe shëtitoreje të shpallura nga Fondi Shqiptar për Zhvillim si:

  1. Vazhdim i Shëtitores së Vlorës
  2. Shëtitorja Naim Frashëri në Sarandë
  3. Rikonstruksion i Bulevardit Vlorë
  4. Ndërtim i Shëtitores Mak Albania Golem Kavajë
  5. Rehabilitim i Gjelbërimit anësor dhe hyrje dalje në qendrat e banuara në segmenti Levan Kakavijë
  6. Ndërtim i Shëtitores së Sarandës.

Pasaporta e kësaj shoqërie është e përditësuar të Open Corporates Albania

Ndërsa Lista e kontratave më Fondin Shqiptar për Zhvillim është publikuar tek Open Procurement Albania

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Transformim në sistemin penitenciar’, ndryshojnë 24 drejtues burgjesh (Emrat)

Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar 24 drejtues të burgjeve në vend në kuadër të një reforme të thellë në sistemin...

Close