X

Sërish vetëm ata të tre, dalin pamjet nga “Samiti” mes Ramës, Vuçiç dhe Zaevit

Sot, ashtu sikurse ishte paralajmëruar, po zhvillohet një takim mes tre liderve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, Maqedonia e Veriut në kuadër të të ashtuquajturit “Samiti për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian”.

Në takim kanë marrë pjesë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar Rama pas kritikave të shumta për mungesën e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, se ftesa ishte e hapur edhe ndaj tyre të merrnin pjesë, edhe në këtë takim, sikurse në të parin që u zhvillua në Serbi, mungojnë kryetarët e shteteve si Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 38-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur dot në Greqi, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar. Sipas mediave greke, aksidenti...

Close