X

Në lidhje me vajzën e biznesmenit Delijorgji? Alban Ramosaj e merr në telefon, por nuk ia hap: Ku je?


Këngëtari Alban Ramosaj prej kohësh aludohet se është në një lidhje dashurie me vajzën e biznesmenit Mihal Delijorgji, Nikin.

Së fundmi, Albani ka postuar një story ku dukej ai teksa merrte dikë me Facetime në telefon, por nga ana tjetër nuk kishte asnjë përgjigje.

“Ku je?,”-shkruante mbi foton Albani, ndërkohë që bënte një fytyrë shumë të trishtuar nga ana tjetër.

Kujtojmë që kohët e fundit këngëtari është përfolur në mediat rozë për një lidhje me modelen.

Lajmi se mes tyre ka një romancë, i pati indiciet e para nga disa komente që dyshja i bënin njëri-tjetrit në postimet e Instagramit duke iu referuar si burrë dhe grua.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Kemi dasmë? Klajdi Haruni i bën kërkesën e ndjerë Flori Mumajesit, këngëtari: Ta këndon vëllai jot

Kënga e re e Flori Mumajesit “Thjesht t’du”, ka trazuar shumë shpirtra për shkak të historisë që ajo ka. E...

Close