X

“Në janar i hynë hajdutët në shtëpi…”, Paloka: Pse i duhet Elisës një mandat i tretë?

Përmes një statusi në Facebook, numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagon mbi deklaratat e bëra sot nga Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, se PS do të fitojë edhe në mandatin e tretë qeverisës.

Ndërsa shtron pyetjen se ‘përse i duhet Elisës një mandat i tretë’, Paloka zbulon sakaq edhe ngjarjen e ndodhur në fillim të këtij viti, në banesën e ministres.

“Pse i duhet Elisës një mandat i tretë? Mos vallë sepse në janar të ketij viti i hynë hajdutët në shtëpi? Po në se i vodhën shtëpinë, pse nuk ka një denoncim zyrtar në polici ?!! Cfarë kanë vjedhur hajdutët në shtëpinë e ministres së Ramës , ish-drejtoreshë e doganave, që nuk e lejon të bëj denoncim në polici ?!! Prandaj i duhet një mandat i tretë , që të “kompensoj humbjet” dhe të barazohet prapë me kolegët ?” shkruan Paloka.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Përpjekja e fundit e ‘gruas së Bilalit’ për të bërë pis Bashën

Nga Gentian Gaba Gjuetia e shtrigave sosi; fushata anti-opozitë, e ngjizur me shkrimin e publikuar nga revista e majtë amerikane...

Close