X

Ndaloi inspektoren bërthamore të OKB-së, Pompeo “ultimatum” Iranit, kërkon lirimin e saj

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka kritikuar Iranin për ndalimin e inspektores së Agjencisë së Mbikqyrjes Bërthamore të Kombeve të Bashkuara dhe e kanë cilësuar si “një veprim të egër dhe të pajustifikuar frikësimi“.

Diplomati i lartë amerikan tha se, Irani e kishte “arrestuar” inspektoren, për të cilën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se, ishte ndaluar për pak kohë të largohej nga vendi.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin aktivitetet monitoruese dhe të verifikimit të Agjencisë në Iran dhe jemi të alarmuar për mungesën e bashkëpunimit nga Irani”, tha sekretari amerikan.

“Si rezultat asaj iu refuzua hyrja, pa specifikuar nëse ndonjë gjë ishte gjetur në pronësi të saj”, shtoi më tej ai, raporton The Guardian.

Përfaqësuesja e Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Kazem Gharib Abadi, u tha gazetarëve pas një takimi të agjencisë speciale në Vjenë se pret një inspektim më të plotë me një detektor që mund të gjejë një sërë materialesh eksplozive.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Kush e pagoi biletën e Lleshajt për Bejrut”, drejtoresha e “Open Data”: Nga 1 janari MB ka shpenzuar 60 mijë dollarë për udhëtime

Aranita Brahaj, drejtoreshë e Open Data ka ngritur një pyetje mbi pagesën e udhëtimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Llashaj,...

Close