X

Mesazhe pafund bashkë, Kejvina përdorte super-bishën luksoze të Rrajës? Dalin detaje të reja


Vazhdon saga e bukurosheve të ekraneve shqiptare me ‘bishat’ emrat e të cilëve janë të përfshirë në ngjarje të dyshimta në vend.

Historia e fundit e bujshme, është lidhja midis Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthellës.

Kjo e fundit është marrë në pyetje, pas atentatit të ndodhur në Shkozet, për të cilin Rraja u arrestua.

Burime policore thanë për gazetën Panorama se modeles i është sekuestruar telefoni dhe mund të merret sërish në pyetje nëse do jetë e nevojshme.

Duke marrë në pyetje 24-vjeçaren, policia shpreson të gjejë të dhëna që mund t’i hyjnë në punë mbi 34-vjeçarin Rraja, i njohur ndryshe me nofkën ‘Dara’.

Mësohet se Kthella kishte komunikime të shpeshta me Rrajën dhe se kishte në përdorim një supermakinë luksoze në pronësi të tij.

Para pak kohësh, në një intervistë televizive, modelja ishte shprehur se kërkonte që të kishte një partner që ka më shumë para se ajo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Alvini kalon ditën e parë në shtëpi, i ati: Është si ushtar i vogël, tani do të kujdesemi për këmbën

Në një intervistë për Ora News, Afrim Berisha tregon si e kaloi ditën e parë në shtëpi pranë familjes së...

Close