X

Gjasula i pafat në Bundesligë, mesfushori i Kombëtares humbet një penallti

Klaus Gjasula është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadra e Paderbornit. Trajneri i skuadrës i ka besuar edhe shiritin e kapitenit dhe sikur të mos mjaftonte kjo, për të treguar më shumë besim te mesfushori sot i është besuar edhe një penallti në minutën e 7-të ndaj Augsburgut, të cilën e humbi.

Nëse do ta kthente në gol, padyshim që do të ishte një arritje e madhe për mesfushorin e Kombëtares që e ka nisur nga ligat më të ulëta dhe tani e sheh veten kapiten në Bundesligë.

Paderborn e sheh veten në vendin e fundit me vetëm katër pikë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Skënderbeu fiton ndeshjen e “çmendur” ndaj Bylisit! Teuta ngec në Gjirokastër

Një ndeshje e çmendur në Ballsh, një 90-minutësh i nxehtë dhe plot emocione ai i zhvilluar në “Adush Muça”, ku...

Close