X

E ‘spiunuan’ komshinjtë, 50-vjeçarit nga Kamza i gjendet pushkë në banesë, prangoset nga policia


Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi mbante pa leje në banesën e tij një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarakë.

50-vjeçari me iniciale, I.D, u denoncua nga qytetarët se qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Kamëz, Tiranë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët.
Finalizohet operacioni “Paskuqani”.

Vihet në pranga një 50-vjeçar.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan 1, një 50-vjeçar mbante armë në banesë , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paskuqani”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gruaja mori vajzën e djalin në Siri, por u vra nga bombat, historia e trishtë e amerikanit që prej katër vitesh kërkon fëmijët e tij

Tërheqja e trupave amerikane nga Siria pa dyshim se është lajm i keq për Bashirul Shikde, 38-vjeç, të cilit i...

Close