X

Çadrat me vete, vijojnë reshjet e shiut


Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të nisin në orët e paradites të herëpashershme me intensitet të ulët. Gradualisht reshjet do të shtojnë intensitetin deri në mesatar.

Në orët e pasdites e të mbrëmjes, parashikohet reshje shiu me rrebeshe me shkarkesa elektrike përgjatë vijës bregdetare.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim, 1-7m/sek, hera herës me rrahje në bregdet deri në 10-15m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    12/20 shi diell

Kukës    8/18 shi diell

Lezhë    13/21 shi diell

Dibër    7/16 shi diell

Durrës    13/23 shi diell

Tiranë    12/23 shi diell

Elbasan    11/21 shi diell

Berat    10/21 shi diell

Vlorë    13/23 shi diell

Korçë    8/16 shi diell

Gjirokastër    11/20 shi diell

Sarandë    14/23 shi diell.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
‘S’më lë të shoh vajzën’, rrëfimi i burrit nga Kavaja: Si e zbulova që gruaja më tradhtonte, më mori 20 mijë euro

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan trajtoi këtë të premte historinë e fortë të një babai, i cili kërkon që...

Close