AKTUALITET, 9 Nëntor 2019, 18:08

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 38-vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 38-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur dot në Greqi, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e vjetër në Chania-Kissamos.

Aleksandër Zhidro, nga Korça, po drejtonte makinën, teksa ka humbur kontrollin dhe është përplasur për vdekje.

Ai është dërguar në spitalin e qytetit të Hanias ku dhe është konfirmuar vdekja e tij. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.