X

Zgjedhjet në Kosovë/ Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, sot afati i fundit për ankesat


Në një kohë kur dje u shpallën rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, sot është afati i fundit për ankesat pranë PZAP.

Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në ora 10:00 të ditës së sotme.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Mediat kosovare raportojnë se partitë që kanë dorëzuar ankesa janë LDK, PDK, koalicioni Nisma-AKR-PD si dhe partitë e minoriteteve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Banorët e Matit ngujohen në çadër, kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Zall Gjoçaj

Prej gati 2 javësh dhjetëra banorë të disa fshatrave të zonës së Matit, kanë ngritur një çadër dhe kanë bllokuar...

Close