X

“Rama, një ndër diktatorët më të këqinj: Do të vijë dita që një avion të quhet Elisa Spiropali”

Një ndër diktatorët më të këqinj e ka konsideruar gazetari Ylli Rakipi kryeministrin Edi Rama. I ftuar në studion e “Provokacijas” të Mustafa Nanos, Rakipi thekson se, regjimi ku po jetojmë tani ka marrë të gjitha pushtetet

“Ne jetojmë në një regjim, në këto momente që po flasim. Nuk është një regjim me çizme me spaleta që i ka marrë të gjitha pushtetet. Ka vetëm një njeri, që atij i duhen të gjithë pushtetet”.

I pyetur nga Mustafa Nano se, çfarë ka uzurpuar Rama, Rakipi përgjigjet se, kryeministri rri gjithë ditën më oligarkë; parlamentin e ka mbushur me njerëz qesharakë dhe kriminelë, ndërsa këtu prej 30 vitesh nuk ka shkolla, por vetëm kultivim kanabisi.

“Edhe diktatorë të tjerë janë të rendësishëm për vendet e tyre. I drejtojnë ato por, nuk i hedhin në humnerë. Por, këtu kemi një vend të flakur në humnerë. Këtu për shembull, këtu shikon një njeri që rri gjithë ditën me këta që, Lulzim Basha i quan oligarkë. Ka mbushur parlamentin me njerëz me qesharakë në botë. Këtu ka 30 vjet që s’ka shkolla. Ky shkon me atlete tek presidenti Macron, por këtu nuk mbillet ndonjë bimë bujqësore. Këtu kultivohet vetëm kanabis. Është narkoshtet. Lulzim Basha nuk e ka bërë këtë. As Berisha nuk e ka futur krimin në Parlament”.

Në këndvështrimin e Rakipit, Rama i torturon edhe të vdekur emrat e mëdhenj si Lasgushi apo Migjeni, që i ngre nëpër avionë fals. Sipas tij, nëse vazhdon kështu do të vijë dita që një avion të quhet “Elisa Spiropali”.

“Ky merr emrat e Migjenit emrat e Lasgushit dhe ata i torturon si të vdekur që janë. I ngre nëpër avionë fals. Meqënëse ka ardhur nga Turqia, merr dhe gazetarët dhe i hip te ‘Lasgushi’, te ‘Migjeni’.

Po vazhdoi kështu, do të kesh emër avioni edhe “Elisa Spiropali”. Nuk qeveriset në asgjë. Duket një diktator qesharak, por në fakt është një diktator që e ka çuar këtë vend në greminën më të madhe që ezksiton.

Migjenin dhe Lasgushin i ngriti në ajër, kurse bisedon gjithë ditën me Rrahman Rrajën. E pe ti çfarë ndodhi në autostradë? Përmbyset makina me prokuror brenda dhe vrasës brenda dhe gjenden dosjet. As në filmat e Hollivudit nuk i gjen këto skenare. Edhe më i miri prej regjisorëve nuk i bashkon kaq shumë elemente në një film”, tha Rakipi. /anbcnews.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Avokati: Trump po e vë informatorin në “rrezik fizik”

Një avokat i informatorit, që nxiti procedurat për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i dërgoi letër Shtëpisë së Bardhë...

Close