X

Në ndjekje të “Julit të Pashakos”, RENEA zbarkon në Peqin dhe Elbasan, rrethohet kasollja ‘strehë’

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit dhe RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit dhe të Peqinit ku po kryejnë kontrolle të detajuara, teksa janë vënë në kërkim të Julian Sulos, të njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.

Kërkimet janë fokusuar në disa banesa ku dyshohet se mund të jetë fshehur kundërshtari i përbetuar i Aldo Bares, i cili i shpëtoi aksionit të policisë një natë më parë.

Gjithashtu bëhet me dije se ktualisht Forcat RENEA po mbajnë të rrethuar një banesë në periferi të Elbasanit, që shërben si stallë bagëtosh pasi dyshohet se është përdorur si ‘strehë’ edhe nga persona të tjerë me preçedentë penalë.

Forca të shumta policie ka edhe në Rrogozhinë ku po bëhen kërkime gjthashtu.

Julian Sulo, i njohur nga të gjithë si Juli i Pashakos, është shpallur në kërkim nga Policia e Shteit pasi dyshohet se ai mund të jetë një nga personat kyç të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Gjurmët e tij janë gjetur në makinën e atentatorëve, aty ku u pikasën edhe shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës, të vetmit të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Përralla e Edi Kajmakut dhe Taulant Yaris mbaroi sot! Nuk ka as agjentë rusë e as financim të dyshimtë’

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, komenton vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të dërguar si të pandehur në gjykatë kreun...

Close