X

Mori dy plumba për t’i shpëtuar jetën prokurorit Ndoja, të afërmit përlotin rrjetin për Andi Malokun


Ditën e djeshme në spitalin e Traumës ndërroi jetë shoferi i prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Andi Maloku.

Në rrjetet e tij sociale, miq dhe familjarë i kanë bërë edhe mesazhe ngushëllimi duke shprehur edhe mërzinë e tyre për humbjen e të riut prej plumbave të marrë në Shkozet.

DISA NGA MESAZHET:

Komentuesi 1: Shpirti në paqe

Komentuesi 2: Shpirti të shkoftë në xhenet. Ngushëllime familjes

30-vjeçari Andi Maloku ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, gjashtë ditë pasi mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Ndoja.

Maloku mori dy plumba, një në shtyllën kurrizore dhe një në kraharor, teksa me manovrat e tij i shpëtoi jetën shefit Arjan Nodja dhe mikut të këtij të fundit Landi Muharremit të njohur ndryshe si “Rrumi”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kaosi pushton Napolin, Ançeloti mendon tërheqjen dhe pasuesi mund të jetë De Biazi

Aktualisht, klubin e Napolit e ka pushtuar kaosi. Nga njëra anë janë lojtarët dhe trajneri Ançeloti që kundërshtojnë urdhrat e...

Close