X

Kryetari i Shoqatës së Traumës jep alarmin: Largim masiv i mjekëve, jemi në emergjencë!


Largimi masiv i mjekëve drejt Bashkimit Europian,  po boshatis edhe qendrat spitalore në Tiranë. Presidenti i Shoqatës së Traumës, Agron Dogjani thotë se në spitalin e Traumës ka shumë vende të mbetura bosh nga largimi masiv i mjekëve.

Dogjani thotë se është momenti, që qeveria të shpallë emergjencën, pasi me këtë ritëm pas disa vitesh rrezikon që vendi të mbetet pa mjekë.

Për mediat e interesuara mjeku foli edhe për ngarkesën në punë, që bie çdo ditë në kurrizin e mjekëve të spitalit të Traumës. Sipas Dogjanit janë 100-150 trauma në ditë që përplasen në të vetmen qendër të specializuar, në vit përbën një shifër të frikshme 40 mijë trauma.

Kjo sipas mjekut është shkaktuar nga rritja alarmante e aksidenteve me të vdekur e të plagosur. Sipas mjekut dëmet në njerëz nga aksidentet e rendisin Shqipërinë të parën në rajon. Mjeku apelon shtimin e kapaciteteve të spitalit të traumës që ka mbetur njësoj si në vitet ‘90.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Tentoi të ndihmonte një grua të kalonte kufirin me pasaportë me vula të falsifikuara, arrestohet 23 vjeçari në Kakavijë

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohet se ka ndihmuar një shtetase tjetër që të kalonte kufirin...

Close