X

Mësuesit në Shkodër pa rroga/ Reagon PD: Papërgjegjshmëri, nga këto paga varen 1200 familje


Partia Demokratike e Shkodrës ka denoncuar mosdhënien e rrogave për mësuesit e këtij qarku, pavarësisht se në qytete të tjera tashmë problemi është zgjidhur.

Sipas PD-së se nuk është ZVA Shkodër ajo që përcakton datën e dhënies së pagave, pasi kjo përcaktohet qartë për të gjithë mësuesit në Republikën e Shqipërisë.

Reagimi i PD-së:

Vazhdon dhunimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve të Shkodrës.
Sot, data 8 nëntor, mësuesit e qytetit të Shkodrës akoma nuk kanë marrë pagat e tyre, shpërblimin për mundin e tyre gjatë muajit tetor.

E gjithë Shqipëria këtë detyrim ndaj mësuesve e ka ekzekutuar që me datën 5 nëntor, ndërsa në Shkodër veprohet me standardin e “dëshirave” të Zyrës Vendore Arsimore.

Nuk është ZVA Shkodër ajo që përcakton datën e dhënies së pagave, pasi kjo përcaktohet qartë për të gjithë mësuesit në Republikën e Shqipërisë.

Kush jua jep ju të drejtën që t’ju vononi pagat mbi 1200 familjeve që gjithçka e kanë të varur nga ajo pagë që edhe kaq sa është , është qesharake ?!

Sa bursa studentësh varen nga kjo pagë, a e dini ?! Sa kredi bankash apo pagesa të tjera varen nga kjo pagë, ndërsa ju me papërgjegjshmërinë totale që ju karakterizon as që doni t’ia dini.

Të jeni të bindur se asgjë nuk do t’i shpëtojë nga përgjegjësia një ditë shkaktarët e kësaj maskarade të rradhës së “celulës” rilindase në ZVA Shkodër!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mori dy plumba për t’i shpëtuar jetën prokurorit Ndoja, të afërmit përlotin rrjetin për Andi Malokun

Ditën e djeshme në spitalin e Traumës ndërroi jetë shoferi i prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Andi Maloku. Në rrjetet...

Close