X

Lobimi në SHBA/ Prokuroria mbyll hetimet, çon dosjen në gjykatë: Të merret i pandehur Lulzim Basha

Prokuroria e Tiranës pushon akuzën e pastrimit të parave për Lulzim Bashën. Kryetari i PD, Lulzim Basha, merret si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, shkresë të cilën e ka siguruar edhe “Panorama”, ku njoftohet lideri i demokratëve se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Dosja hetimore është dorëzuar dje në gjykatë dhe i është komunikuar kreut të PD.

Ndërkohë që prokuroria e akuzon kryedemokratin Basha vetëm për “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, ka rënë akuza për “pastrim parash”.

Nderkohe qe te pandehur ne gjykate me po te njejten akuze shkojne edhe Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Corbyn dhe Johnson do të përballen në një debat televiziv përpara zgjedhjeve të parakohshme

Kryeministri britanik Brois Johnson dhe lideri i opozitës, Jeremy Corbyn, do të përballen në një debat televiziv në datën 6...

Close