X

Klop ndez kryendeshjen: Ndaj Sitit duhet guxim!

Të dielën futbolli në Angli do t’i ketë sytë të drejtuar të gjithë në “Anfield Road”, ku do të luhet akti i parë i përplasjes mes dy skuadrave që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në këtë sezon.

Liverpuli, kryesuesi aktual dhe kampion i Europës, pret kampionët në fuqi, Mançester Sitin, në një përballje që premton emocione dhe spektakël, ndërsa në konferencën e fundit për shtyp, trajneri i “Reds”-ave, Jurgen Klop, e ka analizuar kështu:

“Rivaliteti sa vjen e po rritet. Mançester Siti është një skuadër shumë e mirë, por për ne çdo ndeshje është vendimtare. Na pret një sfidë shumë e rëndësishme të dielën, nuk mund të humbasim. Askush nuk do ta tërheqë këmbën pas dhe të dyja skuadrat do të bëjnë çmos për të arritur fitoren. Nëse nuk je guximtar ndaj Sitit, nuk merr as barazimin. Duhet të prodhojmë lojë, te jemi të vendosur mirë taktikisht dhe të mbrojmë e sulmojmë me inteligjencë”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Vettingu ‘pret’ një tjetër kokë të drejtësisë, shkarkohet gjyqtari Fatos Qato

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatos Qato. Trupi gjykues...

Close