X

Kapelo: Klop ka krijuar diçka magjike, futbolli i Guardiolës është si në teatër

Këtë fundjavë, vëmendja e gjithë Europës do të jetë te superdueli i ditës së diel në Premier League ku Liverpul do të presë Mançester Sitin. Të dy klubet, ashtu si edhe në sezonin e kaluar janë pretendentet kryesore për triumfin final.

Një mendim rreth kësaj sfide nuk ka munguar as nga trajneri i mirënjohur, Fabio Kapelo. Italiani shprehet se Jurgen Klop ka krijuar diçka fantastike me Liverpulin, ndërsa nga ana tjetër futbolli i Guardiolës është si në teatër.

“ Për mendimin tim, Klop ka krijuar diçka magjike. Atmosfera e stadiumit ‘Anfield’ është fantastike, ekipi reflekton entuziazmin e fansave. Lidhja mes ekipit, Klop dhe tifozëve është unike. Ndërkohë, Guardiola është i ndryshëm. Mendoj se e bën skuadrën të luajë sikur të jetë në teatër. Spektakli është shumë i mirë, por është si të shkosh në teatër”, u shpreh Kapelo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Pas dëbimit për vjedhje rikthehen sërish në Itali, pranga tre shqiptarëve

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë, ndërsa akuzohen për një sërë vjedhjesh. Sipas mediave italiane, shqiptarët janë arrestuar edhe herë...

Close