X

Kaos te Napoli, De Laurentiis mendon spastrimin në janar

Napoli po kalon një moment vërtetë të vështirë, pasi përveç mungesës së rezultateve në fushë, klima u tensionua mbrëmjen e të martës, kur lojtarët vendosën të thyejnë urdhrin e klubit dhe të mos shkojnë në grumbullim.

I vetmi që zbatoi urdhrin e presidentit De Laurentiis ishte trajneri Carlo Ancelotti, por edhe ky i fundit gaboi një ditë më parë, duke deklaruar hapur se ishte kundër vendimit të klubit për të nisur një grumbullim deri të dielën.

Pikërisht për këtë arsye, por edhe për shkak te rezultateve të dobëta në këtë sezon, drejtuesit e Napolit po mendojnë shkarkimin e trajnerit dhe një fushatë spastrimi në klub, çka do të “hidhte në erë” këtë sezon.

Kështu përveç Ancelottit, në listën e atyre që mund të largohen që në janar janë edhe Mertens e Callejon, të cilëve u mbaron kontrata në verën e ardhshme dhe kanë refuzuar të rinovojnë.

Lorenzo Insigne është një tjetër emër që nuk shihet me sy të mirë nga De Laurentiis, pasi përveçse nuk po merr përsipër rolin e liderit, ka ndikuar jo pak herë në prishjen e atmosferës në ekip.

Edhe mbrojtësi senegalez Khalidou Koulibaly është në pritje të largimit, pasi këtë sezon ka treguar mungesë te theksuar të përqendrimit, ndaj drejtuesit e klubit kanë ndërmend ta shesin para se t’i ulet vlera në treg.

Për mbrojtësin ka oferta të shumta nga klubet e Manchesterit, por edhe Barcelona është gati të futet në garë dhe të ofrojë më tepër se 100 milionë euro, për të marrë kartonin e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Shoferi i ‘Rrumit’ qëlloi mbi atentatorët e Ndojës, ja pse nuk u dogj makina

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku humbi jetën Andi Maloku dhe u plagosën Arjan Ndoja...

Close