X

Ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë thirret nga Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, është thirrur në Hagë.

Lladrovci, i cili aktualisht është kryetarit i Komunës se Drenasit ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ai ka njoftuar se do të intervistohet në cilësi të dëshmitarit më 19 dhjetor.

Lajmin se është ftuar nga Specialja e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

‘Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019’, ka shkruar Lladrovci.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Kryetari i FRPD, thirrje të rinjve: Mbani shënim premtimet tona

Lulzim Basha vijon në Krujë ditën e sotme takimet me të rinjtë, ndërsa kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike,...

Close