X

Ibrahimoviç shok skuadre me Memushaj: Pescara i uron mirëseardhjen “Welcome!”

Në orët e fundit e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç ka ndezur merkaton e futbollit. Në fillim lajmi që erdhi nga Amerika për kalimin e suedezit tek Milan, pastaj mohimi i bërë nga zëvendës presidenti ekzekutiv i repartit të komunikimit të Mls, ndërsa befasia e fundit erdhi nga klubi i fundit që mund të mendohej: sulmuesi i Galaxy transferohet tek… Pescara, që bën lajmërimin përmes Twitter.

Sigurisht që nuk është e vërtetë, bëhet vetëm fjalë për një shaka: profili në rrjetet sociale i klubit të Serie B, gjithnjë shumë i kujdesshëm në këtë këndvështrim, nuk e ka lënë rastin ti shpëtojë e ka postuar një fotomontazh zbavitës të suedezit me fanellën bardhekaltër e mesazhin e mirëseardhjes (“Welcome!”).

Kështu lojtari i kombëtares së Shqipërisë Ledian Memushaj e Zlatan Ibrahimoviç do të mund të luajnë vetëm në mendimet e tifozë të kluit italian, por nëse Ibrahimovic për Pescara mbetet vetëm një ëndërr, janë skuadra të tjera italiane që shpresojnë ta vënë nën kontratë gjigantin. Në krye të të interesuarve është Bologna e Sinisa Mihajloviç, por nuk duhet harruar Napoli, me të cilin suedezi e ka shfaqur dëshirën për të luajtur (“Ancelotti më kërkon? Do ishte bukur “).

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Kombëtarja e femrave humbet thellë me Skocinë

As rikthimi në stol i trajnerit Armir Grima nuk ndikoi pozitivisht te Kombëtarja shqiptare e femrave. Vajzat kuqezi pësuan një...

Close